15.2 C
Pristina
Tuesday

Policia e Kosovës thotë se ka pasur të shtëna me armë

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione, duke mos përmendur se cilat, sot janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve, thuhet në njoftim.

Ndryshe, serbët kanë bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reciprocitetit të autoriteteve kosovare për letërnjoftimet dhe targat e lëshuara nga Serbia, të cilat hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtarë dhe automjete në Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve lokalë në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare. Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img