7.1 C
Pristina
Sunday

Osmani nderon viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Presidentja Vjosa Osmani sot ka nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë, duke thënë se Kosova është përherë me popullin amerikan dhe e vendosur të luftojë terrorizmin.

Presidentja Vjosa Osmani sot ka nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë, duke thënë se Kosova është përherë me popullin amerikan dhe e vendosur të luftojë terrorizmin.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se mbi 3 mijë jetë të shuara në sulmet e shtatorit na kthejnë kujtesën se sa e çmuar është liria.

“”Asnjë ditë e vetme nuk do t’i fshijë nga kujtesa e kohës” -Virgil. Kjo thënie e Virgjilit e vendosur në ballë të Memorialit 9/11, është thirrje për kujtesë të përhershme.Shkallët e mbijetesës, druri i vetëm i mbijetuar, fotografi të të zhdukurve, një automjet zjarrfikësish përbëjnë një pjesë të ekspozitës së tmerrit nga sulmet e 11 shtatorit 2001”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka përkujtuar se në mesin e viktimave të sulmeve terroriste ishin edhe tre shqiptarë, në mesin e tyre edhe Mon Gjonbalaj që nuk arriti ta gëzojë pensionimin.

Postimi i plotë:

“Asnjë ditë e vetme nuk do t’i fshijë nga kujtesa e kohës” -Virgil

Kjo thënie e Virgjilit e vendosur në ballë të Memorialit 9/11, është thirrje për kujtesë të përhershme.

Mbi 3 mijë jetë të shuara në sulmin e 11 shtatorit 2001, na kthejnë kujtesën e na grishin ndërgjegjen sa e çmuar është liria!

Shkallët e mbijetesës, druri i vetëm i mbijetuar, fotografi të të zhdukurve, një automjet zjarrfikësish përbëjnë një pjesë të ekspozitës së tmerrit nga sulmet e 11 shtatorit 2001.

E kaluara gërshetohet me të tashmen, dhimbja me krenarinë, kujtesa me të sotmen, jonjerëzorja me njerëzoren.

Mbi të gjitha, flamuri amerikan kudo si shenjë e mbijetesës se Amerika dhe bota civilizuese nuk zmbrapsen para qëllimeve dashakeqe të forcave të errëta, të cilat janë kundër lirisë.

Rrëfimi i të birit të një zjarrfikësi amerikan, rrëqethës e frymëzues, njëkohësisht. Ata që janë reaguesit e parë, të parët e panë tmerrin, të parët e ndjenë dhimbjen e disa nga ta u bën pjesë e dhimbjes.

Jetë njerëzish u shuan nga sulmi terrorist, në mesin e të cilëve edhe tre shqiptarë. Mon Gjonbalaj nuk arriti ta gëzoj pensionimin. Të njëjtën ditë në vend të pensionit fitoi përjetësinë.

Sot nderova kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001. Jemi në krah të popullit amerikan, sikurse çdo herë dhe partnerë të vendosur kundër terrorizmit dhe çfarëdo forme që cenon lirinë e të tjerëve. Amerika është personifikim i lirisë, ndaj në mbrojtje të saj jemi gjithnjë bashkë!

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA