15.2 C
Pristina
Tuesday

Osmani kërkon mbështetje për anëtarësim e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar sot, kryeministrin e Federatës Shën Kits dhe Nevis, Terence Drew.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar sot, kryeministrin e Federatës Shën Kits dhe Nevis, Terence Drew.

Në takim është diskutuar për raportet bilaterale, thellimin e tyre dhe zhvillimet e përgjithshme në raport me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka falënderuar Federatën Shën Kitts dhe Nevis për mbështetjen e deritashme të Kosovës dhe ka kërkuar që kjo mbështetje t`i jepet edhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, i cili mbetet prioritet shtetëror.

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani në takim me kryeministrin Drew, ka theksuar se Kosova është e interesuar t`i intensifikojë marrëdhëniet dypalëshe me Federatës Shën Kits dhe Nevis në fushat me interes të ndërsjellë, ndërmjet qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img