20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Nën ndikimin e alkoolit sulmoi fizikisht kunatën e tij, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, me një me një shishe qelqi e kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij, njoftoi Policia e Kosovës.

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, me një me një shishe qelqi e kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të hënën mbrëma në Gjakovë, derisa viktima nuk ka pësuar lëndime dhe ka refuzuar tretmanin mjekësor.

Ndërkohë i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Përveç këtij rasti, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe katër raste të tjera, të dhunës në familje.

Në raport bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Gjilan, Pejë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Më poshtë gjeni rastet e plota të raportuara në Polici:

Gjilan 05.07.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa viktima femër kosovare ishte në orarin e punës ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pejë 05.07.2022 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 05.07.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi shkakton probleme në shtëpi. Të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 05.07.2022 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (për shkak të një mosmarrëveshje rreth fëmijëve të tyre) ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar./ATVLIVE/

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img