Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus, nga një mijë e 162 testime.
Derisa gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar nëntë persona.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 820.
Brenda 24 orëve të fundit,, janë dhënë një mijë e 999 doza të vaksinës antiCOVID-19.
MSh-ja po ashtu njoftoi se në vend janë 324 raste aktive me koronavirus./ATVLIVE/