Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dy mijë e 707 raste të reja me koronavirus, nga 11 mijë e 144 testime, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Derisa gjatë kësaj kohe është regjistruar dy raste të vdekjes nga koronavirusi.
MSh-ja njoftoi se sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 726.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 21 mijë e 668.
Sipas raportit të MSh-së thuhet se, në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19./ATVLIVE/