7.1 C
Pristina
Sunday

Kryeministri Kurti udhëton për në Japoni, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryesministrit, Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Tutje, në njoftim thuhet se kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë qëndrimit në Japoni, do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Japonisë 67-vjeçar u qëllua për vdekje, në muajin korrik, teksa mbante një fjalim për fushatën në Nara në Japoninë jugore./ATVLIVE/

 

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA