14.3 C
Pristina
Monday

Hamidi: Iniciativa për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, e presidentes Osmani

Ai thotë që Osmani ta ketë pasur një shkak.

Analisti, Lavdim Hamidi konsideron që iniciativa për shtyrjen e zgjedhjeve lokale 2021, ka buruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Për këtë, ai thotë që Osmani ta ketë pasur një shkak. I ftuar në emisionin “Context”, Hamidi deklaroi se një iniciativë të tillë presidentja e ka marrë me të vetmin qëllim që ta nxjerrë fajtore opozitën për numrin e madh të të infektuarve me COVID-19.

“Iniciativa për me i shty zgjedhjet sipas mendimit tim është një iniciativë e Presidentes Osmani që nëse ndërkohë gjatë fushatës rriten numrat e infeksionet dhe të vdekjeve, atëherë do të fajësojë opozitën”, tha ai.

Sipas tij, për numrin e lartë të të infektuarve me COVID-19 nuk mund të fajësohet opozita, fajin për gjithë këtë e kanë Qeveria dhe kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës.

Përveç kësaj, Hamidi shtoi se Lëvizja Vetëvendosje e përkrahë shtyrjen e Zgjedhjeve Lokale 2021 me të vetmin qëllim që ta fuqizojë Vitinë si kandidat për të parin e Prishtinës.

“Iniciativa për me i shty zgjedhjet sipas mendimit tim mund të analizohet në dy aspekte, një sepse LVV-ja dëshironte që të fuqizonte kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës, në këtë kohë kur numrat apo statistikat e infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19, janë më të larta në rajon dhe në botë duke synuar pastaj do të bien shifrat dhe pastaj ai të merret më shumë me fushatë dhe në anën tjetër”, shtoi ai.

Kujtojmë se Kosova renditet në vendin e katërt nga e gjithë bota për numrin e lartë të vdekshmërisë nga COVID-19 për kokë banori, gjersa zgjedhjet lokale është caktuar të mbahen në muajin tetor./ATV LIVE/

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në videon e mëposhtme:

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img