20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Greqi: Dyshohet se djali e preu në fyt nënën e tij, Policia e gjen të vdekur pas 5 ditësh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 50-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij të moshuar.

Sipas mediave greke, 79-vjeçarja është gjetur me plagë të shkaktuara nga thika në qafë dhe pa shenja jete në banesën e saj në zonën e Neapolis, ku dyshohet se ajo ishte vrarë pesë ditë më parë.

Ajo u gjet e vdekur në vaskë në banjo dhe siç raportojnë mediat greke, trupi i saj kishte filluar të dekompozohej.

CNN Greece raporton se 50-vjeçari i dyshuar është arrestuar, i cili para hetuesve ka rrëfyer krimin që ka bërë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Selanikut.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img