20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

​Dua Lipa nderohet me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, i ka ndarë titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Presidentja Vjosa Osmani, i ka ndarë titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Osmani ka thënë se ky titull është shenjë falënderimi për gjithçka që Dua Lipa ka bërë dhe po bënë që zëri i Kosovës të dëgjohet kudo në botë.

Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falënderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.

“Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill. Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetmë të festivalit Sunny Hill. Faleminderit Dua e mirëserdhe në shtëpi!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img