20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Çfarë është varianti “Omicron” i COVID-19, flet infektologu Ilir Tolaj

Tolaj tha se shqetësuese tek ky variant është përhapja e shpejtë dhe mutacionet e shumta që ka pësuar ky variant.

Infektologu Ilir Tolaj, ka folur në lidhje me variantin e ri të koronavirusit “Omicron”, i cili fillimisht është përhapur në Afrikën e Jugut dhe tani po përhapet me të madhe në vende të ndryshme të botës.

Tolaj tha se shqetësuese tek ky variant është përhapja e shpejtë dhe mutacionet e shumta që ka pësuar ky variant.

Po ashtu ai shtoi se edhe Kosova mund të preket nga ky lloj i variantit të COVID-19.

“Njohuritë për shumë aspekte të këtij variant janë ende të panjohura për botën e mjekësisë. Ajo që dihet dhe që është shqetësuese është se ndryshimet apo të themi mutacionet që ka pësuar ky variant janë të shumta në numër nga të gjitha që kanë qenë paraprake. Te “omicron” kemi mbi 30 mutacione të reja, më herët këto mutacione janë sjellur rreth 5-6 dhe jo më tepër dhe të gjitha këto e bëjnë të panjohur ende “Omicronin” dhe më shqetësuese. Por e vërteta është që nuk ka shumë të dhëna për shkak se numri i të infektuarve më këtë variant është i vogël. Ajo që dihet është se përhapet lehtësisht, mund të themi më shpejtë se sa varianti ”Delta”. Pavarësisht kufizimeve “Omicron”, herët a vonë do të jetë edhe në Kosovë”, tha Tolaj në emisionin e mëngjesit në ATV.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img