-7.4 C
Pristina
Tuesday

Berisha: Rama me urdhër të Beogradit po bllokon vendosjen e shtatores së Rugovës

Ne nje qendrim antikombetar, Edi Rama bllokon me urdher te Beogradit, prej 6 vitesh me radhe vendosjen e shtatores te Presidentit te ndjere Dr. Ibrahim Rugoves ne Tirane

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se me urdhër të Beogradit po bllokon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë me rastin e ditëlindjes së 77-të të presidentit historik të Kosovës.

Ky është shkrimi i tij:

Sot, ditelindja e Presidentit te pavdekshem Dr. Ibrahim Rugova.
Te dashur miq!
Sot eshte ditelindja e Presidentit te pavdekshem te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova. Sot, ne 77-vjetorin e lindjes, Familja Rugova, miqte, te afermit, qytetaret e Kosoves dhe mbare kombi shqiptar perulen me nderimin me te madh, mirenjohjen me te thelle, para kujtimit te Presidentit te ndjere, Dr. Ibrahim Rugova. Intelektualit mendjendritur, shtetarit dhe politikanit gjeni e vizionar, arqitektit te Kosoves se lire, te pavarur.
Ne nje qendrim antikombetar, Edi Rama bllokon me urdher te Beogradit, prej 6 vitesh me radhe vendosjen e shtatores te Presidentit te ndjere Dr. Ibrahim Rugoves ne Tirane.
Por Ibrahim Rugova ka nje fole ne zemren dhe ne lirine e çdo shqiptari. Ai jeton dhe do jetoje, per jete te jeteve ne kujtesen historike te kombit tone. sb
REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img