15.2 C
Pristina
Tuesday

Aksion antikontrabandë në veri, lëndohen pesë policë

Pesë zyrtarë policorë janë lënduar dhe një makinë e Policisë Kufitare është dëmtuar gjatë një aksioni antikontrabandë në veri të vendit. Kjo për shkak se kamioni që po transportonte mallin e kontrabanduar refuzoi t;i bindej urdhrave të policisë për kontroll, duke detyruar policët të përdorin edhe armën.

Pesë zyrtarë policorë janë lënduar dhe një makinë e Policisë Kufitare është dëmtuar gjatë një aksioni antikontrabandë në veri të vendit. Kjo për shkak se kamioni që po transportonte mallin e kontrabanduar refuzoi t;i bindej urdhrave të policisë për kontroll, duke detyruar policët të përdorin edhe armën.

Gjithçka nisi në orët e mbrëmjes të së shtunës në në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, përderisa zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash dhe gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile.

Policia tentoi që kamionin që po lëvizte në drejtim të magjistrales Mitrovice-Jarinje ta ndalonte duke ia bllokuar rrugën me dy vetura policore me drita rotative. Por kamioni nuk i është bidnur urdhrave për ndalje dhe ka vozitur me shpejtësi më të madhe duke goditur një veturë zyrtare policore.

Ndërkohë, policia ka arritur të ndalojë një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit.

Policia ka vazhduar ndjekjen e kamionit që ka vozitur me shpejtë të madhe dhe në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut duke edhe përdorur armën zyrtare.

Pas të gjitha veprimeve ligjore zyrtarët policorë, në fshatin Llazhinë kanë arritur të ndalin kamionin dhe me këtë rast kanë arrestuar vozitësin e kamionit, personin e dyshuar A.D (1990).

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe sipas urdhrit të tij, personi i dyshuar A.D, është dërguar në mbajtje dhe iniciohen rastet për “Kalim ilegal i kufirit”, “Kontrabandim me mallra” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa, personi tjetër i dyshuar U. R, (2002), vozitës i veturës, është liruar në procedurë të rregullt ndërsa malli i kontrabanduar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img