20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Aksidentohet autobusi në Turqi, të paktën gjashtë të vdekur

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në Kirklareli në veriperëndim të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autobusi i udhëtarëve i kompanisë “Nilufer Turizm” u përmbys dhe ra në humnerë sot në mëngjes në dalje të Kirklareli

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipe të shumta të ambulancës dhe policisë.

Guvernatori i provincës turke, Birol Ekici tha për AA se autobusi po udhëtonte nga Edirne në Bodrum, i cili u aksidentua në qarkun Luleburgaz.

Ai tha se në aksident humbën jetën të paktën 6 persona, mes tyre një fëmijë, ndërsa 25 të plagosurit u dërguan në spitale.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img