-5.4 C
Pristina
Tuesday

A kanë mundësi komunat e Kosovës t’i zbatojnë urdhrat e Qeverisë për pandeminë?

Qeveria e Kosovës gjatë një mbledhje që pati mbrëmjen e kaluar vendosi vazhdimin e masave anti-covid e disa të tjera u shtuan ose u ashpërsuan.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka qenë i ftuar në “Context” ku ka folur për mundësitë e nivelit lokal për ta përballuar pandeminë.

Ai ka thënë se komunat e Kosovës e kanë kryer në mënyrën më të mirë të mundshme punën e tyre.

Po komunat janë të përgatitura sa i përket pandemisë, secila komunë e ka nga një Qendër të Mjekësisë Familjare që është e dedikuar për rastet me Covid. Mbi 80% të rasteve të të infektuarve me Covid-19 shërbimet mjekësore i kanë marrë në nivel lokal”, ka thënë Ibrahimi në Context.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi i komunave me qeverinë ka qenë shumë korrekt.

Bashkëpunimi me nivelin qendror është korrekt në shumicën e rasteve, në disa raste varion. Komunat e Kosovës janë dera e parë ku qytetari ankohet dhe në këtë rast, shumica e ankesave janë marrë parasysh nga niveli qendror”, tha drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Kryetarët e komunave që nga marsi i vitit të kaluar kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë qenë në vijë të parë të frontit”, ka thënë ndër të tjerash Ibrahimi. /ATV LIVE/

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img