18.1 C
Pristina
Saturday

​Progresi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit, Haxhiu: Ky është vetëm fillimi

Haxhiu ka shkruar në Facebook se ky është vetëm fillimi, pasi synojnë që brenda këtij mandati Kosova të arrijë mesataren globale e t’i afrohet mesatares evropiane.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të raportit të Transparency International, që ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Kosovën në vendin e 87-të nga 180 vende.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se ky është vetëm fillimi, pasi synojnë që brenda këtij mandati Kosova të arrijë mesataren globale e t’i afrohet mesatares evropiane.

“Sot, Transparency International ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Republikën e Kosovës në vendin e 87-të nga 180 vende. Në vitin 2020 ishim në vendin e 104, kurse sot jemi 17 vende më poshtë! Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e ti afrohet mesatares evropiane”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë ka përmendur edhe hapat që kanë ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit.

“Përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore Anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë. Kosova ka shumë sfida, por edhe ne kemi vullnet të madh dhe nuk ndalemi deri në jetësimin e zotimeve tona”, përfundoi ajo.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img