Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe u.d menaxheri i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës, Naim Shalaku, janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila bënë të ditur se Njësia e Policisë kundër Pastrimit të Parave ka intervistuar të dyshuarit, e më pas me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.
“Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës, të cilët me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë masën për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.