Anulimi i projekteve për disa stadiume ishte gabim teknik tha Ministria e Kulturës dhe Sportit

Përgatiti: Arian Hajdaraj

Në vetëm tre ditët e fundit, Ministria e Kulturës njoftoi se janë anuluar aktivitetet e prokurimit në projektet për ndërtimin e stadiumit në Gjilan, atij në Pejë, dhe për rinovimin e stadiumit në Gjilan.

Në dokument, tek pjesa e arsyetimit, thuhet se anulimi u bë për shkak të ngjarjeve dhe arsyeve objektive dhe të demonstrueshme të cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit.

Por, po në fund të secilin njoftim për anulim, tek informacionet shtesë, thuhet se njoftimi është dhënë gabimisht, derisa është anuluar vetëm njoftimi paraprak.

Lidhur me këtë rast, ka dhënë një shpjegim Ministria e Kluturës Rinisë dhe Sportit.

“Zyra e Prokurimit në MKRS nuk e ka anuluar asnjë procedurë të prokurimit (por i ka anuluar Njoftimet Paraprake), Si i tillë llogaritet se kem të bëjmë me një gabim teknik gjatë publikimit”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Gabimi, sipas njohësve të fushës së prokurimit, nuk shkakton ndonjë pasojë.

“Ministria ka gabuar në rastin e publikimit të njoftimit paraprak për këto aktivitete, dhe anulimi nuk krijon efekt juridik vetëm se krijon huti te opinioni publik”, tha Ardit Dragusha nga Demokracia Plus.

Vlera e tenderëve për ndërtimin apo rinovimin e këtyre stadiumeve, arrin vlerën deri në mbi 40 milionë euro.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA