Akil Gjakova kalon pengesën e parë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos. Në luftën e parë të tij në kategorinë deri në 73 kilogramë, ai mposhti kroaton Robert Klacar. Si fitues, Akili u konfirmua në kohën e artë, pasi nuk mjaftuan tre minuta e gjysmë të rregullt.