spot_imgspot_img
spot_img

Mbretëria e Bashkuar pezullon ndarjen e inteligjencës me SHBA-në, shkak sulmet në Karaibe

Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar ndarjen e informacionit të inteligjencës me Shtetet e Bashkuara në lidhje me anijet e dyshuara për trafik droge në Karaibe, pasi nuk dëshiron të jetë bashkëpunëtore në sulmet ushtarake amerikane që Londra i konsideron të paligjshme.

Sipas raportimeve të CNN, vendimi përbën një çarje të pazakontë mes dy aleatëve të ngushtë dhe partnerëve tradicionalë në ndarjen e inteligjencës, duke reflektuar shqetësimin në rritje të Londrës mbi ligjshmërinë e fushatës ushtarake amerikane në Amerikën Latine.

Për vite me radhë, Mbretëria e Bashkuar – e cila zotëron disa territore në Karaibe ku operojnë bazat e saj të inteligjencës – ka ndihmuar SHBA-në në identifikimin e anijeve të dyshuara për trafik droge, të cilat më pas ndaloheshin nga Roja Bregdetare amerikane. Këto operacione zakonisht çonin në arrestimin e ekuipazhit dhe sekuestrimin e ngarkesës së paligjshme.

Inteligjenca britanike transmetohej zakonisht tek Task Forca e Përbashkët Ndëragjenciale Jug (JIATF-South), një njësi e bazuar në Florida që përfshin përfaqësues nga disa vende partnere dhe që merret me reduktimin e tregtisë së paligjshme të drogës.

Megjithatë, pas fillimit të sulmeve vdekjeprurëse amerikane ndaj anijeve në shtator – që kanë rezultuar me vrasjen e 76 personave – Londra është shqetësuar se informacioni i saj mund të përdoret për të përzgjedhur objektivat e këtyre sulmeve. Zyrtarët britanikë besojnë se veprimet amerikane shkelin ligjin ndërkombëtar.

Sipas burimeve të njëjta, pauza në ndarjen e inteligjencës është në fuqi prej më shumë se një muaji.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA