Hoti thotë se qytetarët po vuajnë nga rritja e tatimit në pronë dhe shtrenjtimi i jetesës

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës, ka reaguar lidhur me rritjen e tatimit në pronë që ka filluar në vitin 2025, duke publikuar dhe disa fatura të tilla.

Ai ka thënë se qytetarët po përballen me fatura të rritura të tatimit në pronë, duke dhënë një shembull konkret se një fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021.

Hoti ka kritikuar qeverisjen e deritanishme, duke thënë se pasojat e një qeverisjeje të mbrapshtë katërvjeçare tani po i vuajnë qytetarët.

Ai ka theksuar se qytetarët po përballen jo vetëm me rritje të tatimit në pronë, por edhe me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm, duke theksuar se këto rritje janë pasojë e keqmenaxhimit të financave dhe politikat që, sipas tij, kanë dështuar në përmirësimin e kushteve ekonomike për qytetarët.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA