Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, së bashku me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, mbrëmë vizituan vendin e shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc.
Në një video të transmetuar live në profilin e Vokrrit në Facebook, kryetari Zeqiri tregoi detaje mbi shpërthimin dhe dëmet e shkaktuara.
Kryetari Zeqiri theksoi se shpërthimi ka dëmtuar rëndë infrastrukturën kritike të kanalit, duke ndërprerë furnizimin me ujë për disa komuna dhe për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Për më shumë detaje, shikoni videon më poshtë: