Mickoski për flamurin: Ne do t’i përgjigjemi çdo tentative për destabilizimin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka folur sot për incidentin e djeshëm ku u përdhos flamuri maqedonas në Shkup, në ditën e festimit të flamurit shqiptar.

“E dënoj fuqishëm, prapëseprapë paraqet një akt agresioni, diçka që ne paralajmëruam se do të ndodhte, se kjo lloj tentative përshkallëzimi për të krijuar tensione etnike është dhe do të jetë. Nëse mendoni se është një rast i izoluar, nuk është. Sepse ndërsa drejtësia i afrohet ngadalë kriminelëve, ata do të bëhen më nervozë, më të padurueshëm dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin është kjo”.

“Përgëzoj reagimin me kohë të MPB-së, Byrosë për Siguri Publike, SVR Shkup, pjesëtarëve të MPB-së që nuk lejuan përshkallëzimin, dhe reaguan në drejtim të arrestimit të personave që përdhosën flamurin kombëtar. Ata sot do të dalin para gjykatësit, do të akuzohen sipas nenit 319, ku dënimi me burg është nga 1 deri në 3 vjet burgim”, tha Mickoski./Alsat.mk

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA