Festa e pavarësisë në Tiranë, planifikohet paradë e historisë dhe kulturës së trevave shqiptare

Historia, tradita, kultura e shqiptarëve nga të gjitha trevat do të shpaloset në Tiranë më 28 nëntor.

Rreth 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për të festuar 112 vjet Pavarësi.

Parada do të nisë në sheshin “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë në atë “Skënderbej”.

Do ta hapin shqiptarët e New York dhe do ta mbyllin ato të Tiranës.

Parada e shqiptarëve në Tiranë sipas drejtoreshës së Unionit të Bashkive Andriola Kambo nuk është vetëm një mundësi për tu bashkuar.

Ky është viti i dytë që kjo paradë mbahet në Tiranë pas një tradite 15 vjeçare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA