Reshjet e shiut që filluan ditën e premte, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, me depërtimin e masave më të ftohta arktike, shndërrohen në reshje dëbore, raporton EO.
Temperaturat nga 13C e 17C që arritën të premten në mesditë, zbresin pranë 0C deri në mesnatë, ndërsa minimalet mëngjesin e së shtunës në -3C e -1C.
Vranësirat shpërndahen orëve të para të ditës së shtunë, mirëpo nga pjesë lindore mund të ketë zhvillime të vransirave lokale pasdite, e nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtë bore.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 2C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimore 5-10m/s.